FFM mbështet Infantinon për president të FIFA-s

Federata e Futbollit të Maqedonisë mbështetjen e saj do ta ofrojë për presidentin aktual, Gianni Infantino

Vitin e ardhshëm në Paris do të mbahet Kongresi i FIFA-s për zgjedhjen e presidentit të Federatës Botërore të Futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata e Futbollit të Maqedonisë mbështetjen e saj do ta ofrojë për presidentin aktual, Gianni Infantino.

“Fuqishëm besojmë në strategjinë dhe misionin dhe sinqerisht e mbështesim Gianni Infantinon për president të FIFA-s, ndërsa FFM do të vazhdojë kontributin e saj në drejtim të realizimit të ideve dhe projekteve ideore të cilat çdoherë orientohen drejt zhvillimit të futbollit. Periudhën e kaluar Gianni Infantino dëshmoi se është një lider i jashtëzakonshëm duke zbatuar një varg risish dhe reformash në Federatën Botërore të Futbollit”, qëndron në shkrimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Kongresi i FIFA-s për zgjedhjen e presidentit do të mbahet në Paris më 5 qershor të vitit 2019.