FETO nga themelimi deri më sot, ja çfarë lloj organizate terroriste është

Tentativa për puç e Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) rezultoi pa sukses pasi populli zbriti në shesh dhe ushtroi presion mbi tentativën.

Është e vështirë të vihet në pah historiku i një organizate, si FETO të bazuar në parimin e fshehtësisë dhe takijes (dy fytyrësi) me të gjithë dimensionet dhe në një mënyrë të shëndetshme. Për këtë arsye e kemi konsideruar me vend që para se të kalojmë në strukturën kronologjike, me qëllim që të parashtrohen të dhëna përfshirëse, kompakte, të përgjitshme, shpjegime, vlerësime në lidhje me cilësinë, strukturën dhe mendësinë e organizatës.

Struktura nën lidershipin e Fetullah Gylen deri nga fundi i vitit 2013 është përmendur me emra “Xhemaat” dhe “Xhemaati i Gylenit”, “Strukturimi i stilit të Fetullahut”, “Organizata e Fetullah Gylen”, “Qarku”, “Lëvizja e shërbimit”. Ndërsa pas tentativës për puç në fushën e gjykimit hynë në përdorim koncepte, shprehje analitike dhe teknike më të përshtatshme me thelbin, synimin, karakteristikën dhe veprimtarinë e mënyrës organizative të strukturës në fjalë,ku kjo organizatë nisi të cilësohej dhe përmendej, si “Strukturimi Paralel Shtetëror” (PDY) dhe “Organizata Terroriste Fetullah” (FETO). Që nga themelimi i organizatës pjesëtarët në lidhje me këtë strukturim në çdo rast dhe nivel kanë preferuar të përdorin me këmbëngulje shprehjet, si “Qarku”, “Lëvizja e shërbimit” dhe “Lëvizja e vullnetarëve”, ashtu si nuk kanë përdorur shprehjet në të cilat përfshiheshin fjalë, si “organizata” ose “strukturimi”. Gjithmonë i kanë refuzuar këto lloj përdorimesh dhe sloganesh duke i kritikuar. Kjo është një ndër shenjat e pafundme që vë në pah strategjinë e fshehtësisë së organizatës dhe karakterin e saj, pasi fjala “xhemaat” krijon një perceptim tradicional fetar në aspektin e kuptimit dhe përdorimit. Për organizatën, e cila duke u shmangur që nga fillimi prej të dukurit, si “radikal” dhe madje nga perceptimi si një lëvizje klasike fetare, tentoi të parashtrojë një pamje “ndryshe, të padëmshme dhe të moderuar” edhe fjalë, si “xhemaat” janë konsideruar si fjalë “që duhet të përdoren me shumë kujdes dhe vetëm nëse është e nevojshme”. Organizata asnjëherë nuk ka dashur të perceptohet si një lëvizje fetare dhe në këtë formë është shmangur nga përdorimi i fjalës “xhemaat” me kujdes dhe me këmbëngulje, duke nisur nga shtresa më e ulët deri te më e sipërmja. Në analizimin e fundit ky qëndrim i vetëdijshëm dhe kolektiv në preferimin e vetëemërimit të organizatës tregojnë se kjo nuk është një organizatë jofitimprurëse që shfaqet dhe zhvillohet në rjedhën natyrore të proceseve sociologjike të këtij strukturimi, por një organizatë e cila që në nisjet e saj është organizuar për qëllime të fshehta dhe që në vijim është terrorizuar.

Fetullah Gylen, si themeluesi dhe lideri i organizatës lindi në fshatin Korucuk të provincës Pasinler të qytetit Erzurum në datën 27 prill 1941. I ati i Gylenit Ramiz Gylen është imam xhamie ndërsa e ëma Refia Gylen është zonjë shtëpie. Fetullah Gylen është i dyti i tetë fëmijëve, gjashtë djemve dhe dy vajzave. Në krye të kritereve që spikasin më shumë në lidhje me organizatën vjen emri i Gylenit. Emri i Gylenit në zyrat e regjistrimit nuk citohet si “Fet’hullah”, por si “Fetullah”. Shkronja “h” mes dy fjalëve përbën një nuancë delikate dhe të rëndësishme në saje të përzgjedhjes së emrit “Fet’hullah”, Gyleni në çdo rrafsh përmendet dhe shqiptohet si një lider fetar në emrin e të cilit përfshihet fjala “Fet’h” ose “Fetih”; pasi “Fet’hullah” do të thotë “Fet’hi (çlirimi) i Allahut”. Kuptohet se me këtë përdorim që në krye, duke nisur që nga emri i liderit të organizatës, krijohet perceptimi i një shenje shpirtërore dhe të shenjtë mbi këtë emër për lëvizjen e “Fet’hit” (çlirimit) që do të nisë nga ky emër, më pas do të rritet dhe së pari do përhapet në Turqi e më pas në të gjithë botën, një keramet enigmatik dhe një perceptim shenjtërie dhe kështu të formohet një “fenomen fetar”.

Duhet të thuhet edhe se babai i Fetullah Gylenit zotëronte një karakter të ashpër dhe autoritar, se ambienti familjar ataerkil për të cilin u bë shkak karakteri i tij pati ndikim në edukimin dhe formësimin e identitetit të Gylenit. Si rrjedhojë Latif Erdoğan dhe Hüseyin Gülerce, të cilët kishin qenë pjesë e kësaj organizatte prej vitesh të tëra në disa deklarata ndaj shtypit kanë bërë të ditur se Fetullah Gyleni prej shumë kohësh ushtronte dhunë mbi ata që kishte përreth. Fetullah Gyleni kishte mbetur vit pas viti në klasë dhe pasi ishte larguar nga klasa e dytë e shkollës fillore dhe pasi i kishte kaluar mosha e kishte përfunduar shkollën fillore duke dhënë provime nga jashtë e kështu ka marrë diplomën e kësaj shkolle. Gyleni, i cili iku bashkë me të atin në fshatin Alvar të provincës Pasinler u gjend për një kohë në bisedat fetare të Hoxhës Efe nga Alvari, mirëpo nuk kishte arritur të ndiqte për kohë të gjatë këto biseda për shkak të sjelljeve të tij të ndjeshme dhe agresive, pavarësisht kësaj kishte arritur të ishte vaiz (ligjërues fetar) pasi kishte të fuqishme veçorinë e mësimit përmendësh dhe atë të oratorisë. Predikimet e para fetare i dha në fshatin Alvar dhe më pas duke ikur në Erzurum mori mësime nga një mësues me emrin Sıtkı Efendi. Mori kurs nga Medreseja Muratpaşa, po ashtu mori mësim edhe nëpër xhami nga hoxhallarët. Kur ishte 17 vjeç Gyleni me ftesën e Mehmet Kırkıncı Hoxha u njoh me ithtarët e Said Nursiut që kishin ardhur në Erzurum dhe nisi të marrë pjesë në mësimet e Risale-i Nur. Kështu ka nisur “lidhja e tij me xhemaatin e nurxhinjve”, lidhje kjo që ia vlen të diskutohet.

Themelimi i organizatës nga Fetullah Gylen dhe formimi i kuadrit bërthamë të kësaj organizate u realizua në vitin 1996 kur ushtronte profesionin e mësuesit në Kursin e Kur’anit që i përkiste Shoqatës së Imam-Hatipit (Medresesë) në Kestanepazarı të Izmirit dhe Shoqatës të Edukimit të Studentëve të Teologjisë ku ishte njëkohësisht drejtor i konviktit të studentëve, konvikt ky që i përkiste të njëjtës shoqatë. Zhvillimi i xhemaatit Gylen si një organizatë, e cila pak kohë pas formimit kaloi “nga xhemaati në organizatë” dhe me kalimin e kohës duke përjetuar helmim fuqie u shndërrua “në një organizatë terroriste”, mund të vlerësohet në tre etapa: Etapa e parë është ajo që vijoi me një fshehtësi të madhe sa mund të thuhet se operoi në mënyrë jolegjitime (merdiven altı) dhe që vijoi deri në puçin ushtarak të datës 12 shtator 1980, etapë kjo e quajtur, si “etapa e themelimit, hedhjes së bazave dhe formimit të kuadrove”; etapa e dytë është etapa e “përhapjes si në shoqëri ashtu edhe në shtet dhe shtënies në dorë të qeverisjes në çdo fushë”, etapë kjo e cila me qëllim zbatimin e planit të organizatës për shtënien në dorë të shtetit duke “u infiltruar deri në damarët kapilarë” të kuadrove të shtetit bazuar në parimin e takijes (fshehtësisë), etapë në të cilën funksionoi me shpejtësi mekanizma dyfytyrëshe e organizatës, në të cilin u zbatua “strategjia e përhapjes dhe forcimit duke u përhapur me anë të fshehtësisë dhe masave parapërgatitore; ndërsa etapa e tretë është etapa e “plotësimit të kuadrove dhe vënia në veprim e tyre për synimin real”, pra për “goditjen e artë-copëtimin-daljen” si synimi përfundimtar, etapë kjo e cila vijoi deri në tentativën për puç në 15 korrik 2016.

Së pari u hapën shtëpitë e studentëve të quajtura “shtëpitë e dritës”. Kuadrot qoftë për kuadrin bazë të xhemaatit ashtu edhe kuadrot që do të vendosen në institucionet publike do të formohen nga këtu. Ndërsa për të siguruar burimet financiare ndaj shtëpive të dritës janë përdorur metodat e njohura, ashtu si janë mbajtur më këmbë këta shtëpi me ndihmat e siguruara nga humanitarët e pasur ose nga personat e dhënë pas mirësisë dhe ndihmesës, edhe se nuk ishin të pasur, njëkohësisht shumë shpejt u hapën edhe shtëpi të tjera.

Etapa e dytë pas tentativës ushtarake për puç të datës 12 shtator 1980 është etapa në të cilën nisi hapja e shkollave dhe institucionalizimi për organizattën dhe në të cilën pati një përhapje me shpejtësi të lartë. Fetullah Gyleni nuk ka qëndruar duarlidhur përballë zbatimit të politikave liberale bashkë me qeverinë ANAP, hyrjes në shtet të risive teknologjike dhe përparësisë që iu dha atyre, ka treguar përpjekje për ta pozicionuar veten si “fytyra Gylen (qeshëse) e Islamit të moderuar” me profilin e “hoxhës së përshtatshëm për liberalizëm, modern dhe ndryshe”. Po ashtu duke ndjekur një qëndrim “tolerues, paqësor dhe të varur nga shteti” ka plotësuar lëvizjen “e formimit të shkollave” dhe “të kuadrove në institucionet publike”.

Gjysma e dytë e viteve 1990 e kësaj periudhe ka qenë koha kur xhemaati e ka rritur objektivin dhe është hapur jashtë shtetit. Forca dhe shtysa që dha suksesi dhe përhapja e shpejtë në veprimtaritë arsimore i dha kurajo strukturimit në fjalë që të infiltrohej jo vetëm në kapilarët e shtetit, por edhe në të shoqërisë, pikërisht në këtë etapë kanë nisur edhe punimet për dialog. Pasi vendosjet dhe infiltrimet në institucionet publike u shtuan me një shpejtësi gjeometrike ky infiltrim u shndërrua në kuadrizimi në dimension global. Ndërsa bashkë me formimin dhe përhapjen e shkollave dhe me institucionalizimin e tyre në aspekt të sigurimit të burimeve ekonomike u shprehën përpjekjet e para për formimin e kompanive dhe të shoqërive aksionere. Themelimi i Bank Asya (Banka e Azisë) është shembulli më i qartë i kësaj dhe krahas fushës së arsimit edhe në fusha si shëndetësia, kibernetika, financa, transporti dhe shtypi kanë nisur veprimtari.

Etapa e tretë nis pas tentativës së puçit postmodern në datë 28 shkurt 1997. Në këtë etapë Fetullah Gyleni, duke treguar si pretekst problemet shëndetësore u arratis jashtë shtetir dhe u vendos në SHBA; nga atje ka ndërruar slloganet e xhemaatit dhe ka nisur të përdorë më së shumti shprehje universale dhe globale; kështu ka zhvilluar një klishe të re në përputhje me konceptin e globalizimit në formën e “dialogut ndërfetar” dhe “të drejtat universale të njeriut”. Tashmë ashtu si klisheja “Islami i moderuar” është më i qartë është edhe më global. Kjo klishe nuk theksohet vetëm ndaj Turqisë, por ndaj gjithë botës dhe ofrohet si “kundrahelmi i “terrorizmit të ri global islam”. Organizata Terroriste Fetullah në drejtim të interesave të qarqeve globale të forcës janë përdorur si një mjet i projektit politik të formuluar në formën e Islamit të moderuar. Me mendimin se një pjesë e rëndësishme e shoqërisë janë një xhemaat fetar që ndihmon studentët e varfër dhe që angazhohet me vepra bamirësie ka dhënë mbështetje që struktura të zhvillohet në fushën shoqërore me ndjeshmëritë fetare, kombëtare dhe shpirtërore dhe po ashtu ka dhënë mbështetje edhe në institucionalizimin e shoqërisë, por edhe ka siguruar mundësi për këtë. Kjo është e vlefshme edhe për pikëshikimin e shtetit ndaj organizatës dhe për mbështetjen e tij. mbledhja e burimeve financiare nga organizata për vite të tërë dhe në nivele madhështore, rekrutimi i anëtarëve ndaj saj dhe organizimi i tyre në institucionet shtetërore në përgjithësi janë rezultat i kësaj qasjeje me synim të mirë dhe i këtyre ndjeshmërive. Shkurtimisht qoftë ndjenjat kombëtare, qoftë ata fetare dhe shpirtërore dhe ndjeshmëritë e kësaj natyre janë keqpërdorur dhe shfrytëzuar nga kjo organizatë, janë shndërruar në tolerime dhe prestigje dhe të gjitha këto kanë sjellë në një pozicion të veçantë qoftë material ashtu edhe piskologjik e socologjik, si Fetullah Gylenin ashtu edhe ithtarët e tij, por njëkohësisht edhe në një pozicion patologjik, mburravec dhe problematik: pasi organizata e përkufizoi veten, si “bashkësia e personave të përzgjedhur për shërbim”, ndërsa Gylenin si “Mehdiu shpëtimtar”.

Vitet 1980

Pas viteve 1980-1983 (Periudha e Juntës Ushtarake: Periudha e marrjes së masave paraprake) pas Puçit Ushtarak të 12 shtatorit 1980 Komandat e Izmirit dhe të Egjesë të drejtuara nga Junta Ushtarake nxorrën urdhër arresti për Fetullah Gylenin dhe Gyleni në të njëjtën datë braktisi Izmirin dhe nisi të jetojë duke në arrati. Gyleni dha dorëheqjen nga detyra e ligjëruesit fetar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë në datë 20.03.1981, pasi tashmë nuk ndiente nevojë për një detyrë zyrtare dhe ndoshta edhe nuk dëshironte ta kufizonte veten me kufizimet që sillte detyra zyrtare. Pasi në vitin 1981 tashmë në saje të ndihmave të popullit numri i konvikteve të xhemaatit në rang kombëtar arriti në 100, si dhe në një kohë të shkurtër arriti në një kulm madhështor, kur studentët që qëndronin në këta konvikte dhe përfundonin studimet nisën detyra si doktorë, prefektë etj., realitet ky që shprehet nga dëshmitarët e kohës.

Vitet 2000 (Etapa e Strukturës Paralele Shtetërore)

FETO, e cila që në themelim u mundua të zërë krah pranë qeverisë, të fortit dhe fitimtarit, edhe në këtë periudhë kanë treguar kujdes që të japin syefaqësinë sikur janë pranë Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim e cila rezultoi me sukses të padiskutueshëm nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2002.

Si rezultat i forcës që arriti në fund të punimeve tridhjetë vjeçare të organizatës në këto vite 2000 në krahasim me vitet e para vlerësohet si më e fuqishme. Kjo periudhë është periudha në të cilën procesi i infiltrimit të kuadrove shtetërore që tashmë kishte tejkaluar 30 vjet po arrinte në perfeksionim dhe ishte gati të jepte frutat u bënë përgatitjet e lëvizjes së infiltrimit të kuadrove të fundit dhe të mëdhaja në pika kritike dhe strategjike, si HSYK (Këshilli i Lartë i Gjykatëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve), Gjykata e Lartë,  TÜBİTAK (Institucioni Teknik dhe Studimor i Shkencës në Turqi), u hodhën themelet dhe u morën rezultatet. Njëkohësisht kjo periudhë është periudha kur forca ekonomike dhe e shërbimeve informative e organizatës, kur burimet njerëzore, rrjeti brenda shtetit dhe jashtë shtetit arriti në kulm dhe kur u vendos autoriteti, madje sovraniteti si në fushat publike, ashtu edhe në sektorin privat. Farat që organizata hodhi në vitet 1970 shpërtheu në vitet 1980, u rrit si fdan dhe nisi të zhvillohej me shpejtësi, më pas me shprehjen e Gylenit “ka nxjerrë prijës në katër anët” dhe ka çelur sythe në vitet 1990, në vitet 2000 u infiltrua në çdo fushë të synuar dhe organizata erdhi në pozitë të gatshme për “Goditjen e Artë” të Brezit të Artë të organizatës.

Në krye të kësaj periudhe –në vitin 2000- u hap një dosje nga Kryeprokurori i Gjykatave të Sigurimit të Shtetit Nuh Mete Yüksel ndaj Fetullah Gylenit dhe strukturimit të tij në emër të “Organizata Terroriste Fetullah”. Kjo dosje publike që u hap me pretekstin e “Themelimi i organizatës me qëllim të formimit të rregullit të një shteti të bazuar në rregullat fetare duke ndryshuar strukturën e shtetit laik”, mbeti në përfshirjen e Ligjit no 4616 të nxjerrë nga qeveria e koalicionit në Kryesinë e Bülent Ecevit dhe në këtë saje Fetullah Gyleni shpëto pa marrë dënim. Ky ligj me numër 4616 përpilpn vonimin e lidhjes së vendimit ndaj krmeve të kryera deri më datë 23 prill 1999. Në këtë ligj në veçanti bëhet e ditur se është zgjedhur kjo datë me inicitivënn e ithtarëve të organizatës me qëllim mbrojtjen e Gylenit. Sepse Gyleni duke u arratisur jashtë shtetit para kësaj date mbeti jashtë kësaj dosjeje. Një dosje e dytë në të cilën Gyleni është gjykuar përsëri ka rënë përsëri me amnistinë e nxjerrë nga Bülent Ecevit. Fakti që në të njëjtën periudhë qeverisjeje shpëtoi për të dytën herë nga marrja e dënimit të rëndë si rrjedhojë e përpilimeve të shtyrjes dhe faljes nga Ecevit, vë në pah fjalët e Fetullah Gylenit në kohë të pasme kur thotë “se do të shprehë ndërmjetësim për herë të parë ndaj Ecevit” dhe se qëndrimi i ngrohtë dhe pozitiv ndaj tij prej kohësh të hershme ka vazhduar në të njëjtën formë.

Nga ana tjetër Fetullah Gyleni në disa deklarata që ka bërë pas disa vitesh thotë se “ka qenë në dijeni të çdo hapi që është hedhur gjatë përgatitjes së një padie në vitin 2000”. Kjo shprehje, ashtu siç është një kërcënim i ndërsjellë në të cilin Gyleni iu tregon dhëmbët atyre që marrin nisma kundër tij dhe organizatës së tij, tregon edhe se organizata që në atë kohë ka arritur në një nivel të fuqishëm dhe të thellë të shërbimeve inteligjente. Organizata edhe në këtë periudhë ka vijuar duke shtuar përpjejket për formimin e perceptimit global dhe punimet në lidhje me marrëdhëniet me publikun. Në organizimin “Olimipadat e turqishtes” të organizuar në vitin 2003 dhe të organizuar rregullisht në vitet e mëpasëm, interpretimi i këngëve që fitonin zemrën e popullit turk nga nxënës të ardhur nga vende të ndryshme të botës ka qenë një ndër kriteret që ka forcuar perceptimin pozitiv ekzistent në lidhje me këtë strukturim të quajtur si “lëvizja/nisma e shërbimit”.

Edhe aktivitetet mbi Dialogun Ndërfetar nuk kanë pasur ngadalësim në këtë periudhë dhe kanë vazhduar duke u shtuar. Me organizimin e Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve në vitin 2000 në Şanlıurfa-Harran është organizuar mbledhja e “Dialogut Ndërfetar”. Për t’iu përçuar masave të gjera denë se krahas Islamit edhe Krishterimi është fe hyjnore është realizuar celebrimi i një gruaje muslimani dhe një burri të krishterë para myftiut, priftit dhe rabinit, në lidhje me këtë celebrim të realizuar në ‘vendin e Ibrahimit a.s.’ është përgatitur një lajm në gazetën Zaman me titullin “Nga dialogu në dasmë” në datën 15 prill 2000. Përsëri në kuadër të aktiviteteve të veprimtarive të dialogut ndërfetar në Medresenë Kasimije të qytetit Mardin në datat 13-14 maj 2004 u organizua një mbledhje, në këtë mbledhje morën pjesë edhe priftërinj dhe rabinë. U ngrit simbolikisht ura e Siratit, gjatë mbledhjes përfaqësues të tre feve mbajtën fjalime duke qëndruar mbi këtë urë. Përsëri të gjithë përfaqësuesit e feve kaluan mbi këtë urë dhe mesazhet që u dhanë në dasmën ne Şanlıurfa u përsëritën edhe në Mardin. Organizata në këtë periudhë ka zhvilluar edhe më shumë kontaktet ndërkombëtare dhe ka formuar një “netëork” gjigand që përfshinte 160 shtete. Në veçanti i ka kushtuar rëndësi të veçantë marrëdhënieve me SHBA-të, pasi shkollat e organizatës në SHBA në këtë periudhë janë shtuar me shpejtësi. Për këtë arsye për formimin e marrëdhënieve të afërta me drejtues të nivelit të lartë organizata nuk është shmangur nga asnjë lloj shpenzimi, po ashtu ka ndihmuar financiarisht ndaj fushatave zgjedhore. Për shembull Ahmet Kara, i cili duke nisur nga viti 2007 ishte imami i qytetit të Stambollit në emër të organizatës FETO dhe më pas përgjegjës për shtetin Kenia ka zënë vend ndër personat e ftuar në ceremoninë e betimit të presidencës së Barack Obama. Ftesa në fjalë, pasi B. Obama shprehu kandidaturën e tij, u realizua si rezultat i interesimit të afërt që shprehu Osman Kara në kuadër të direktivës së Fetullah Gylenit me familjen Obama në Kenia, pranimi i fëmijëve të të afërmve të tij në shkollat e grupit pa pagesë dhe formimi i marrëdhënieve të mira me pjesëtarët e familjes së tij. Në këtë periudhë organizata hodhi hapa ndaj institucionalizimit madhor të fuqisë së saj ekonomike në vitin 2005 me direktivën e Fetullah Gylenit u themelua Konfederata e Biznesmenëve dhe Industrialistëve të Turqisë (TUSKON) e cila mblidhte nën një çati të vetme biznesmenët e lidhur me Gylenin. Në procesin në vijim TUSKON u shndërrua në një strukturë madhore dhe nisi të operojë me 7 federata dhe po ashtu lidhur me këta 221 shoqata anëtare. Numri i biznesmenëve dhe sipërmarrësve nga viti 2014 arriti rreth 55.000. Në gjysmën e dytë të kësaj periudhe nisi një tentativë e fshehtë kundrejt Kryeministrit të kohës Recep Tayyip Erdoğan dhe në individualitetin e tij ndaj qeverisje së AKP-së. Në deklaratat e dëshmitarëve në Padinë Kryesore në Ankara ka të dhëna që tregojnë se në vitin 2009 operacionet për rrëzimin e AKP-së u nisën nga organizata me anë të shërbimeve inteligjente, se anëtarët e organizatës nga MIT, drejtoritë e policis dhe xhandarmëristë nisën të mbledhin të dhëna pa bërë dallim mes partive, se kështu janë konstatuar jetët private të personave, marrëdhëniet e tyre financiare, se janë marrë nën fokus firmat dhe kompanitë aksionare që ishin të afërta me qeverinë.

Vitet 2010 (Periudha e zbulimit të synimeve të fshehta)

Kjo periudhë është periudha në të cilën dolën zbuluar përpjekjet e fshtehta të organizatës kundër Recep Tayyip Erdoğan ve ndaj qeverisë së AKP-së. Nëse nuk do të konsiderojmë si zbulim të qartë të synimit të organizatës rastin e thirrjes për prononcim të Këshilltarit të MIT-it, organizata nuk e ka nxjerrë në dritë këtë përpjekje tentativën për puç gjyqësor në datat 17-25 dhjetor. Shkaku i kësaj ishte vlerësimi i procesit përgatitor para operacioneve të sulmit kundrejt rrëzimit të qeverisë. Pasi organizata deri sa kuptoi se ishte marrë vendim i prerë për mbylljen e qendrave të kurseve të organizatës dhe se sipas deklaratave të Kryeministrit të asaj kohe nuk kishte më kthim pas në këtë vendim kishin tentuar të paralajmëronin qeverinë me rrugë të ndryshme dhe madje edhe të tregonin dhëmbët me anë të shtypit, ndërsa kur kuptuan se nuk kishte më kthim pas për mbylljen e qendrave të kurseve nisën përgatitjet për operacionet e sulmit kundrejt rrëzimit të qeverisë. Në këtë periudhë arritën në disfatë në procesin e tentativës së puçit gjyqësor në datat 17-25 dhjetor, u deshifruan dhe pasi u zunë me presh në dorë filluan të dalin para drejtësisë Fetullah Gyleni erdhi në një gjendje në të cilën do të thërriste në ndihmë haptazi forcat e jashtme. Për shembull fjalët që shprehu në datën 17.11.2015 në formën “po të mos ishte AB-ja, po të mos ishte uniteti i forcave madhore xhemaati do të hidhej në puse të errëta me anë të dosjeve të pazbardhura, do ttë vritej dhe pasi të mbuloheshin këta do të ushtrohej një tension djallëzor mbi të” parashpreh psikologjinë e disfatës. Këta deklarata të Gylenit dhe deklaratat e ndërthurta të tij kundrejt forcave të jashtme duhet të vlerësohen bashkë me ndalimin e mauneve të MIT-it në datën 19.01.2014. Gyleni, në këmbim të demonstrimit të Turqisë si një shtet që përkrah terrorin në sytë e publikut ndërkombëtar, ka bërë të ditur se është i mbrojtur si ai vetë ashtu edhe organizata e tij. Nga ana tjetër. Fetullah Gyleni në fjalimin e tij më datë 21.12. 2015, duke thënë, “Qëndroni në këmbë, ashtu si lisat e Turqisë. Nëse besimtari lehtëson punën e dikujt që ushtron mizori ndaj tij kjo është mungesë edukate e treguar ndaj Allahut” ka bërë thirrje që të vështirësohen procedurat e organeve përkatëse në proceset gjyqësore dhe administrative në lidhje me organizatën dhe që anëtarët e organizatës të mos dorëzohen lehtësisht. Në këtë proces kohor Gyleni në fjalimet e tij të shoqëruara me pamje ka shprehur ofendme me përkufizime si “Jezid, Karun, Nemrud dhe Faraon” ndaj Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe drejtuesve të saj, përsëri ka kërcënuar punonjësit e administratës publike, ka bërë thirrje ndaj atyre që ishin ndaluar dhe që ishin arrestuar si rezultat i hetimit ligjor ndaj anëtarëve të FETO, që të mos shprehin asnjë lloj pohimi, të shprehin durim, ka bërë thirrje për organizimin e deklaratave për shtyp për ata që ishin në burg, organizimin e manifestimeve, përgatitjen e lajmeve në faqet e internetit dhe në gazeta në lidhje me ta, ka shprehur kërcënime se pa dyshim do të gjykohen një ditë ata që startojnë operacione kundrejt anëtarëve të organizatës dhe nga personat që marrin pjesë në këto operacione dhe se iu jep direktiva pjesëtarëve të organizatës.

Marrë nga mediat turke, përkthyer në shqip nga frekuenca.com