Fasonët njoftojnë shkurtime, 34.8 mln euro humbje nga rënia e euros

Eksportuesit kanë humbur 34.8 mln euro këtë vit nga zhlverësimi i euros në tregun shqiptar. Shifra del në një studim të Zyrës së Unifikuar të Bizneseve Eksporteve.

Në analizën e tyre, ata thonë se humbjet e shkaktuara nga ndryshimet në kursin e këmbimit, kanë  prodhuar edhe pasoja të tjera negative socio-ekonomike, si ulja konsumit, investimeve dhe numrit të punonjësve.

Në kategorinë e bizneseve eksportuese, del se sektorët me humbjen më të lartë këtë vit janë ai i veshjeve dhe këpucëve, që zhvillojnë aktivetitin në vend me një fuqi punëtore prej 200 mijë vetësh.

Analiza merr për bazë edhe pagat minimale të cilët janë rritur vitin e kaluar, dhe për bizneset fasone po bëhët gjithnjë e më e vëshitirë mbajtja e numrit të madh të punonjësve.

Në mbështetje të eksportuesve, në studim rekomandohen marrja e një disa masave nga Banka e Shqipërisë dhe institucionet e tjera shtetërore që nga skemat në mbështetje të eksportuesve deri te ndërhyrjet e BSH-së që mund të zbatojë një politikë të përshtatshme të kursit të këmbimit për të ruajtur një vlerë konkurruese të monedhës.

Në fundjavë, shoqatat e eksportit u mblodhën për të përcjellë këto shqetësime, duke kërkuar që autoritetet të kenë fuqi vepruese në kursin e këmbimit si dhe paketa konkrete ndihme.