Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Emirin e Katarit

Në bisedë telefonike, Erdoğan dhe Al-Thani, kanë trajtuar bashkëpunimin në luftën kundër koronavirusit të ri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al-Thani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Al-Thani, kanë trajtuar bashkëpunimin në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19), marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale.Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Emirin e Katarit