Erdoğan: Turqia së shpejti do të fillojë projektin “Kanali i Stambollit”

Presidenti i Turqisë, Erdoğan thotë se projekti i kanalit detar artificial do të mbrojë Bosforin nga rreziqet

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia së shpejti do të fillojë projektin e kanalit ujor artificial Kanali i Stambollit (Kanal Istanbul), raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne do ta iniciojmë ‘Kanal Istanbul’ sa më shpejtë të jetë e mundur me një tender”, tha Erdoğan gjatë takimit për projektin shoqëror të 100 mijë shtëpive për njerëzit me të ardhura të ulëta në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan shtoi se “ky është një projekt për të mbrojtur Bosforin nga një fatkeqësi serioze”.

Kanali i planifikuar ka për qëllim të sigurojë lehtësim në transportin detar midis Detit të Zi dhe Detit Marmara, veçanërisht trafikut të tankerëve të naftës përmes Bosforit.

Ai është një nga mega-projektet më strategjike të Turqisë dhe planifikon të eliminojë rrezikun në rritje të paraqitur nga anijet që transportojnë mallra të rrezikshme nëpër Bosfor.

Kanali prej 45 kilometrash i cili do të ndërtohet në korridorin Küçükçekmece-Sazlıdere-Durusu të Stambollit, do të krijojë një kapacitet prej 160 anijeve në ditë.