Erdogan në ditën e Mevludit: Vëllazëria botërore muslimane nuk ka kufij

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vëllazëria botërore muslimane nuk ka kufij, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mbajti një fjalim me rastin e ceremonisë së hapjes së “Javës së Mevludit 2019”, ditëlindjes së profetit Muhamed sipas kalendarit islam, ceremoni e cila u mbajt në Stamboll.

Ai tha se tema e javës është zgjedhur “Profeti dhe familja”, për arsye se institucioni i familjes ndodhet përballë rreziqeve serioze.

“Ajo që na mërzit me brengat e njerëzve mijëra kilometra larg nga vendi ynë është emëruesi i përbashkët i Islamit, vetëdija për të qenë umet”, tha presidenti turk.

Thirrjet e disave për dëbimin e sirianëve në vendet e tyre, Erdoğan i cilësoi si të papranueshme. “Vëllazëria botërore muslimane nuk ka kufij”, shtoi ai.

“Jemi në një epokë krize ku ambiciet individuale, sëmundjet shoqërore, padrejtësitë, shtypja dhe dhuna kanë zbritur mbi njerëzimin si një makth”, theksoi ndër të tjerat presidenti Erdoğan.