Erdoğan: MIT po kryen denjësisht detyrat në Libi

Presidenti Erdoğan theksoi se me punët e suksesshme të MIT-it, Turqia është në gjendje të veprojë kudo në botë pa pasur nevojë për ndihmën e asnjë vendi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në adresimin e tij në ceremoninë e hapjes së selisë së re qendrore të Agjencisë Kombëtare të Intelegjencës (MIT) në Ankara ka deklaruar se ky institucion po kryen denjësisht detyrat në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan theksoi se me punët e suksesshme të MIT-it, Turqia është në gjendje të veprojë kudo në botë pa pasur nevojë për ndihmën e asnjë vendi.