Erdoğan diskuton me Rouhanin sulmet izraelite ndaj Palestinës

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në bisedë me homologun e tij iranian Hassan Rouhani theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet mbajtur një leksion të fuqishëm Izraelit për shkak të sulmeve ndaj Palsetinës

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hassan Rouhani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë theksohet se dy liderët diskutuan sulmet izraelite ndaj Palestinës dhe marrëdhëniet Turqi-Iran.

Me këtë rast, Erdoğan tha se Turqia reagoi ashpër dhe vazhdon të reagojë kur bëhet fjalë për sulmet dhe tiraninë izraelite në Palestinë.

Ai më tej theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet mbajtur një leksion të fuqishëm Izraelit për shkak të sulmeve ndaj Palsetinës. Erdoğan gjithashtu konsideron se është e nevojshme që bota islame duhet të jetë më e bashkuar sa i përket fjalëve dhe veprimeve në këtë drejtim.