Erdoğan diskuton Idlibin me presidentin rus Putin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bisedës telefonike, dy liderët kanë diskutuar zhvillimet në Siri dhe Libi dhe marrëdhëniet dypalëshe, njoftoi Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

Presidenti Erdoğan është shprehur se shkelja e armëpushimit nga ana e regjimit sirian në Idlib i hap rrugën një krize të madhe humanitare dhe dëmton përpjekjet për zgjidhje në Siri, ndërsa po ashtu është shndërruar në një kërcënim serioz edhe për sigurinë kombëtare të Turqisë.