Erdoğan dhe Trump diskutojnë mbi Libinë

Në bisedën telefonike janë trajtuar mes tjerash është trajtuar edhe gjendja aktuale në Libi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, thuhet se në bisedë janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale si dhe gjendja aktuale në Libi dhe zhvillimet rajonale.