Erdoğan dhe Merkel diskutojnë mbi Sirinë dhe Libinë

Në bisedë janë trajtuar zhvillimet rajonale përfshirë Libinë dhe Sirinë si dhe marrëdhëniet bilaterale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, thuhet se në bisedë janë trajtuar zhvillimet rajonale përfshirë Libinë dhe Sirinë si dhe marrëdhëniet bilaterale.