Erdogan: Çështjet dypalëshe brenda BE-së nuk duhet të marrin peng marrëdhëniet Turqi-BE

“Mbështetja që ofron Hungaria në procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian është shumë e vlefshme”, deklaroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se çështjet dypalëshe të disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk duhen të jenë peng e marrëdhënieve Turqi-BE.

I ndodhur për një vizitë zyrtare në Hungari, Presidenti Erdogan pas takimit me Kryeministrin Viktor Orban organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp.

Duke vënë në dukje se mbështetja që ofron Hungaria në procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian është shumë e vlefshme, Presidenti Erdogan tha: “Veçanërisht dua të theksojë që me të vërtetë unë i jam shumë mirënjohës Kryeministrit për mbështetjen e dhënë në këtë drejtim. Padyshim se qëndrimi i Bashkimit Evropian ndaj vendit tonë nuk është konstruktiv. Çështjet dypalëshe të disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk duhen të jenë peng e marrëdhënieve Turqi-BE. Në të vërtet me këtë qëndrim unioni po i dëmton edhe interesat e tij. Vlera e anëtarësimit të plotë të Turqisë duhet të kuptohet në mënyrë adekuate”.

Erdogan gjithashtu shprehu keqardhje nga takimi dhe mbështetja e disa partnerëve strategjik me liderët e organizatës terroriste, ndërsa vijoi duke thënë se “Nuk ka terror dhe terrorist të mirë dhe për terroristët nuk mund të ketë një botëkuptim ‘i imi dhe i yti’. Nëse do ta zhvillojmë këtë luftë atëherë duhet të jemi të vendosur”.

Kreu i shtetit turk vuri theksin në vendosmërinë për të zhvilluar edhe më shumë marrëdhëniet me Katërshen e Vishegradit, ndërsa Kryeministrin Orban e falënderoi për mbështetjen e dhënë për Operacionin “Burimi i Paqes”, të cilën Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.