Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Ibrahim Raisi, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës Turke njoftoi se dy presidentit në bisedën telefonike diskutuan për zhvillimet rajonale, përfshirë marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Iranit, si dhe sulmet e Izraelit në xhaminë Al-Aksa.
Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan theksoi rëndësinë e bashkimit të botës islame kundër sulmeve çnjerëzore në rritje të Izraelit në Palestinë, veçanërisht në xhaminë Al-Aksa.
Duke theksuar se arsyeja e shëndoshë duhet të mbizotërojë për të parandaluar një spirale të re dhune, Erdoğan tha se do të ishte e dobishme të ndërmerreshin iniciativa për t’i drejtuar të gjitha palët drejt arsyes së shëndoshë.
Presidenti turk bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për mbrojtjen e statusit të vendeve të shenjta në platformat ndërkombëtare, veçanërisht në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe Kombet e Bashkuara (OKB).
Erdoğan gjithashtu tha se është e rëndësishme që ta ekspozojnë këtë unitet në qytete të ndryshme të Evropës, përballë akteve të fundit të djegies së kopjeve të librit të shenjtë Kuranit para ambasadave turke në Evropë.