EMRAT/ Mega-operacioni i anti-kanabisit në Krujë, Gjykata jep masën e sigurisë për 13 nga 19 të pandehurit

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë për 16 nga 19 të arrestuarit gjatë operacionit anti-drogë të zhvilluar pak ditë më parë në Krujë dhe Fushë-Krujë.

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë për 13 nga 19 të arrestuarit gjatë operacionit anti-drogë të zhvilluar pak ditë më parë në Krujë dhe Fushë-Krujë.

Nën masën e sigurisë arrest me burg janë lënë, Fetije Kullaj, Erion Deliu, Dashamir Kullaj, Erlind Almeta, Ferid Kullaj, dhe Indrit Kullaj. Në arrest shtëpie janë lënë: Musait Vathi, Dashamire Deliu, Sokol Kullaj, Xhavid Kullaj. Në masën detyrim paraqitje janë lënë Ervin Perlica dhe Flamur Halili.

Pritet që ditën e nesërme të bëhet vlerësimi i masës për tre të arrestuarit e tjerë. Më herët, Gjykata e Krujës ka caktuar arrest shtëpie dhe pezullim detyre për punonjësin e OSHEE, Sokol Kullaj.

Aksioni i cili vijoi për dy ditë me radhë u ndoq në terren nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në kërkim janë shpallur 24 persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar për laboratorin e drogës dhe të parcelave me kanabis.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.