Emrat/ Cilët janë 4 deputetët e Berishës që i shpëtuan ndëshkimit nga Kryesia e PD

Kryesia e partisë demokratike firmosi sot përjashtimin e katër deputetëve, me në krye ish kryeministrin Berisha si dhe pezullimin e 6 të tjerëve.
 

Sipas selisë blu, të pezulluarit do të kenë një tjetër shans që të rikthehen në parti nëse distancohen nga protesta e dhunshme e 8 Janarit, e organizuar nga grupi që mbështet Berishën.

Por ajo që bie në sy në listën e të përjashtuarve dhe të të pezulluarve është fakti se mungojnë 4 deputetë që kanë mbeshtetur prej fillimit ish kryeministrin Berisha me turin e tij të Foltoreve.

Balkanweb i është referuar arkivës së rakineve të Berishës në rrethe nga ku ve re se Bujar Leskaj, Luciano Boci, Sorina Koti dhe Isuf Celaj kanë dale në krah të Berishës, por nuk janë në listën e të pezulluarve.

Leskaj ka qene në takimet e Berishës në Vlorë, ndonëse për mediat është rezervuar të përfshihet ne debatin mes Bashës dhe Berishës.

Luciano Boci, i cili ishte i vetmi që e theu pragun në Elbasan dhe mori mandatin e deputetit me mbi 10 mijë vota personale, ka dalë publikisht me Berishën në foltoren e Elbasanit.

Më pak të pranishëm në media kanë qenë deputeti i Kukësit, Isuf Cela dhe ajo e Korcës, Sorina koti, por që nuk janë munguar më foltoret në zonat e tyre elektorale.

E megjithatë, kryesia e PD nuk i ka përfshirë ata në “listën e zezë”, ndryshe nga kolegët e tyre, të cilët duhet të distancohen më parë nga Berisha nëse duan të rikthehen në PD.