Emmanuel Adebayor konvertohe në musliman: Ishte Jezusi ai që me udhëhoqi drejt Islamit

Pothuajse një muaj pas shpalljes së konvertimit të tij nga Krishterimi në Islam, futbollisti togolez, Emmanuel Adebayor ka zbuluar arsyet e konvertimit të tij.

Sipas zakonit të tij, arsyet e konvertimit i publikoi edhe në internet.

Kam gjetur 13 arsye të vlefshme pse dhe si muslimanët janё sikur Jezusi (Isai a.s.), dhe janë pasues të vërtetë të Jezusi (Isai a.s.) më shumë se krishterёt:

1. Jezusi (Isa a.s.) na ka mësuar se ekziston vetëm një Zot dhe vetëm Ai, i vetmi Zot, duhet të adhurohet, siç thuhet në Ligjin e Përtërirë 6:4 (Dëgjo, o Izrael: Jehovai, Perëndia ynë është një…), dhe në Ungjillin sipas Markut 12: 29 (Dhe Jezusi u përgjigj: ”Urdhërimi i parë i të gjithëve është: “Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot).
Muslimanët gjithashtu e besojnë kёtё, siç është thënë në ajetin kur’anor: “O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur. (Kur’an, 4:171)

2. Jezusi (Isa a.s.) nuk ka ngrënë mish derri. Kjo është cekur në Ligjin Levitik 11:7.(Derri, është dythundrak dhe thundrën e ka të ndarë, nuk është ripërtypës – për ju është i papastër). Ndërsa myslimanëve u është thënë në ajetin kur’anor: “Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut…” (Kur’an, 6:145).

3. Jezusi (Isa a.s.) është përshëndetur me: “Esalamu alejkum – (Paqja qoftë me ju)”. Në Ungjillin sipas Gjonit, 20:21, thuhet: (Pastaj Jezusi u tha atyre përsëri: “Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju”. Muslimanët gjithashtu e përshëndesim njëri-tjetrin në këtë mënyrë.

4. Jezusi (Isa a.s.) gjithmonë thoshte: Nё dashtë Zoti (in sha Allah). Muslimanët gjithashtu e thonë kёtё para se të bëjnë ndonjë gjë, siç thuhet në ajetet kur’anore: “Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër! Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë All-llahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij”. (Kur’an, 18:23-24).

5. Jezusi (Isa a.s.) lante fytyrën, duart dhe këmbët e tij para se tё falej (lutej). Muslimanët bëjnë të njëjtën gjë.

6. Jezusi (Isa a.s.) dhe pejgamberët tjerë në Bibël janë falur (lutur) duke e lëshuar kokën në tokë. Në Ungjillin sipas Mateut 26:39, thuhet: (Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”. Kjo muslimanëve u është thënë në ajetin kur’anor: “Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!” (Kur’an, 3:43).

7. Jezusi (Isa a.s.) kishte mjekër dhe veshte galabije të gjatë, gjë që për meshkujt muslimanë është Sunnet.

8. Jezusi (Isa a.s.) besonte në të gjithë profetët. Në Ungjillin sipas Mateut 5:17, thuhet: “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar. Ndërsa muslimanëve në Kur’an u është thënë: “Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar”. (Kur’an, 3:84) dhe “I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë”. (Kur’an, 2: 285).

9. Nëna e Jezusit, Merjemja (Maria) vishej me modesti, duke e mbuluar në tërësi trupin dhe mbante shami (hixhab), siç gjendet tek Letra e parë drejtuar Timoteut 2:9 (Po ashtu, dëshiroj që gratë të stolisen me veshje të rregullta, me modesti dhe mendje të shëndoshë, jo me modele gërshetash dhe me ar e me margaritarë ose me rroba shumë të shtrenjta, por si u ka hije grave që pohojnë se nderojnë thellësisht Perëndinë, domethënë, me anë të veprave të mira), dhe tek Zanafilla 24:64-65 (Edhe Rebeka ngriti sytë dhe pa Isakun; atëherë zbriti me të shpejtë nga deveja, dhe i tha shërbëtorit: “Kush është ai njeri që vjen nga fusha drejt nesh?”. Shërbëtori u përgjigj: “Është zotëria im”. Atëherë ajo mori vellon dhe u mbulua. Dhe tek Letra e parë e Korintasve 11: 6. (Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.)
Gratë muslimane vishen me modesti, siç u është thënë në ajetin kur’anor: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues. (Kur’an, 33:59).

10. Jezusi (Isa a.s.) dhe profetët tjerё nё Bibël agjëronin deri në 40 ditë. Tek Eksodi 34:28, thuhet: (Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditë dhe dyzet net; nuk hëngri bukë as piu ujë. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalët e besëlidhjes, dhjetë urdhërimet). Tek Danieli 10:2-6, thuhet: (Në atë kohë, unë, Danieli, mbajta zi për tri javë të plota. Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nuk futa në gojën time as mish as verë dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javë të plota.) Në Librin e parë të Mbretërve 19:8, thuhet: (Ai u ngrit, hëngri dhe piu; pastaj me forcën që i dha ai ushqim eci dyzet ditë dhe dyzet netë deri sa arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.) Ndërsa në Ungjillin sipas Mateut 4:1., (Jezusi, pasi kishte agjëruar dyzet dite e dyzet netë, kishte uri të madhe).
Muslimanët agjёrojnё gjithashtu gjatë muajit tё Ramazanit. Muslimanët janë obliguar ta agjërojnë muajin e Ramazanit: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Kur’an 2:183), dhe hapi tjetër është agjërimi i 6 ditёve shtesë për të rritur shpërblimet e tyre.

11. Jezusi (Isa a.s.) na mësoi të themi: “Paqe në këtë shtëpi” kur të hyjmë në të. Në Ungjillin sipas Llukës 10:5, thuhet: (Dhe në cilëndo shtëpi ku të hyni, më përpara thoni: “Paqe në këtë shtëpi”).
Muslimanët veprojnё pikërisht ashtu siç ka vepruar Jezusi. Kur hyjmё nё shtëpitë tona dhe shtëpitë e të tjerëve ne themi: “Bismilah” dhe gjithashtu përshëndetemi me – Es salamu alejkum – Paqja qoftë mbi ju, siç është thënë në ajetin kur’anor: “Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t’i kuptoni.” (Kur’an, 24:61).

12. Jezusi (Isa a.s.) është bёrё synet. Rrethprerja (synetllёku) është njё nga pesë fitret (natyrshmёritё) në Islam, kështu që nga meshkujt muslimanë kërkohet qё të bёhen synet. Në Ungjillin sipas Lukës 2:21, thuhet: (Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark.) Ndërsa në Tevrat, Allahu/Zoti i tha Profetit Ibrahim a.s., se ky (synetllëku) është një “besëlidhje e përjetshme”. Në Zanafillë 17:13, thuhet (Do të rrethpritet si ai që ka lindur në shtëpinë tënde, ashtu edhe ai që është blerë me para; besëlidhja ime në mishin tuaj do të jetë një besëlidhje e përjetshme).
Pejgamberi, Muhamedi a.s., ka thënë: “Pejgamberi Ibrahim ёshtë bërë vetё synet nё moshёn tetëdhjetë vjeçare.” (Hadith sahih nga Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi).

13. Jezusi (Isa a.s.) fliste gjuhёn arameike dhe Zotit i thoshte Zot/Elah, gjë që theksohet njëjtë si Allah. Gjuha arameike është gjuhё e lashtë biblike. Ajo është një nga gjuhët semite përfshirë hebraishten, arabishten, gjuhёn etiopiane, gjuhën e lashtё asiriane dhe atë babilonase të Akadianёve.

Elah në gjuhën arameike dhe Allah në atë arabe janë njëjtë.
Fjala arameike Elah, ka prejardhjen nga gjuha arabe Allah, që do të thotë Zot. Allah në gjuhën arabe do të thotë Zot, Zot i Plotfuqishëm, Suprem. Shumё lehtë mund të vëreni ngjashmërinë në shqiptimin e tyre, dhe të konkludoni se Zoti i Jezusit është gjithashtu Zoti i muslimanëve, i gjithë njerëzimit dhe i çdo gjëje që ekziston.
Tani më thoni kush është pasues i vërtetë i Jezusit (Isait a.s.)? Natyrisht, muslimanët. Tani besoj se jam pasues i vërtetë i Jezusit (Isait a.s.)