Ekrani, pavarësisht aktivitetit fizik i bën obezë fëmijët

Hulumtimi ka vënë në dukje se fëmijët që harxhojnë shumë kohë para ekranit, pa marrë parasysh sa aktivitete fizike janë duke bërë kanë një mundësi të madhe që të bëhen obezë

Qëndrimi i tepërt para ekranit rrit rrezikun e obezitetit tek fëmijët, zbulon një hulumtim i ekspertëve finlandez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të revistës Scientific Reports, hulumtimi ka vënë në dukje se fëmijët që harxhojnë shumë kohë para ekranit, pa marrë parasysh sa aktivitete fizike janë duke bërë kanë mundësi të mëdha që të bëhen obezë.

Në kuadër të hulumtimit në Finlandë janë krahasuar përqindjet për t’u bërë obezë të mbi 10.000 fëmijëve të moshave 9 deri 12.

Në hulumtim janë matur koha se sa qëndrojnë fëmijët para ekranit të televizionit dhe kompjuterit me veçoritë fizike si pesha, lartësia dhe perimetri i belit.

Gjetjet treguan se faktorët si mosha, gjinia, gjuha amtare, kohëzgjatja e gjumit dhe stërvitjet e bëra në kohë të lira nuk shkaktojnë ndryshime.

Ekspertët, prindërve u sugjeruan që të kufizojnë qëndrimin e fëmijëve të tyre para ekranit me nga 1 deri 2 orë.