Ekipi i Ballkanit pret Astanën! Ndeshja në Prishtinë, më shumë shpresë për kualifikim

Mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë skuadrat e tjera europiane në garë për Europa dhe Conference League. Mes tyre edhe ekipi shqiptar nga Kosova, Ballkani i drejtuar nga trajneri kryeqytetas Ilir Daja.

Kampionët e Kosovës janë pjesë e Grupit C të Konference League dhe do të presin sot në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, skuadrën kazake të Astanës. Skuadra e Ilir Dajës vjen me moral të lartë. Suksesi 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit, skuadrës më të fortëve në grup ka ndikuar që të rritet besimi dhe shpresat e kualifikimit për më tej.

Përballë këtë herë do të kenë Astanën, skuadra që ka dominuar futbollin kazak në vitet e fundit. Duke fituar 7 herë titullin kampion prej vitit 2014.

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. Astana ka mbi 90 takime në Europë. Ka marrë pjesë edhe në grupet e Champions League,” ka deklaruar tekniku Daja në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje.

Aktualisht Ballkani pas dy ndeshjeve është në vendin e dytë në grup me 3 pikë po aq sa edhe Dinamo e Zagrebit dhe 3 më pak se kryesit e Viktoria Plzen që e kryeson Grupin C, ndërkohë që Astana është vendin e fundit me 0 pikë pas po kaq ndeshjesh.

Kjo ndeshje do të startojë nga ora 18:45 dhe do të traspetohet drejtpërdrejtë në Digitalb.