Edi Rama sot pritet të takohet me Albin Kurtin!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se sot do ta ketë një takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin – që deri me rezultatet e tanishme zyrtare partia e tij është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Rama ka njoftuar për këtë takim mbrëmë në emisionin “Opinion” kur është pyetur nga gazetarja e Klan Kosovës se pse nuk ishte takuar me Albin Kurtin në Tiranë, kur ky i fundit ishte atje disa ditë më parë.

“Sa i përket Albin Kurtit, në dijeninë time, nesër unë e kam takimin me të. Zien kazani dhe del që Albin Kurti erdhi këtu ta festojë fitoren dhe nuk u takua me mua. Më ka kërkuar në mënyrë korrekte takim dhe e kemi caktuar takimin, në mos gabohem unë, nesër”.

“Nuk kam asnjë problem, përkundrazi mezi pres që ai ta marrë detyrën dhe ne të vazhdojmë punën”, shkruan klankosova. Por, kryeministri shqiptar nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë takim.