Edi Rama: Jemi pranë popullit mik turk

"I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdoğan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi", shkroi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për tërmetin në Turqi, duke shprehur solidaritet për popullin turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura. I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Më herët, shprehën solidaritetin me Turqinë edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Sipas të dhënave paraprake numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi është rritur në 15 persona.