E shokuar dhe me pranga në duar/ Momentet e arrestimit të shqiptares, qëlloi bashkëshortin me armë (Fotot)

Momentet e arrestimit të shqiptares Klodiana Çelo, e cila qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj në rrugën “Filikis Eterias” në Chalandri të Greqisë janë publikuar.

Ajo e ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për sa i përket kujdestarisë së fëmijës dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj.

I plagosuri, i cili ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë.

Shqiptarja është arrestuar nga policia dhe sipas informacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.

Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që thirrën policinë dhe ambulancën.