E rëndë në Lezhë, 13-vjeçarja bie nga dritarja e katit të tretë të pallatit, dërgohet me urgjencë në spital

Një 13-vjeçare ka rene nga dritarja e katit te trete te pallatit ku jetonte në Lezhë. Ngjarja ndodhi pranë rrugës së Shtrausit. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Elidon Ndreka.

Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Mësohet se vajza ka rrëshqitur nga dritarja e katit te trete dhe ka rene ne ballkonin e katit te dytët. Fatmirësisht vajza ndodhet jashtë rrezikut per jetën.