E rëndë në Durrës/ Peshkarexha nxjerr nga deti një trup të dekompozuar

Një kufomë e dekompozuar është gjetur në det nga peshkatarët në Durrës.

Trupi i pajetë u konstatua në ujërat e Adriatikut, paralel me Porto Romanon në një thellësi 80 metra, nga anija e peshkimit ”Prima”.

Sipas peshkatarëve, konstatimi i seksit të kufomës ka qenë i vështirë për shkak se ishte në proces dekompozimi.

Peshkarexha ka nxjerrë trupin në breg, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe të japë më shumë detaje për të lehtësuar identifikimin e saj.

Durrës/ Informacion Paraprak.

Më datë 09.11.2019, rreth orës 06:30, në lagjen nr.15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë, në det rreth 8.5 milje larg bregut, nga një peshkarexhë , është gjetur një trup njeriu i dekompozuar.

Nuk mund të saktësohet, seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes