E rëndë në Bulqizë, makina përfundon disa metra poshtë rrugës, ndërron jetë 17-vjeçari, plagoset rëndë një 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Trebshtë të Bulqizës.

Policia njofton se rreth orës 17:00 të kësaj të mërkure, një makinë, ka rënë disa metra poshtë rrugës, e si pasojë ka ndërruar jetë një 17-vjeçar, si dhe është dëmtuar rëndë një tjetër 20 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.