E pranoi ofertën nga Anglia, por në fund Zaniolon e tradhtuan

Nicolo Zaniolo është jashtë projektit teknik të Romës me palët që nisën krisjen e raportit në momentin që lojtari nuk pranoi rinovimin e kontratës me verdhekuqtë. Tashmë, marrëdhënia klu-lojtar mund të konsiderohet totalisht e përfunduar me Zaniolon që është larguar dhe është në pritje të destinacionit të radhës. Por, koha është kundër italianit me merkaton…

Nicolo Zaniolo është jashtë projektit teknik të Romës me palët që nisën krisjen e raportit në momentin që lojtari nuk pranoi rinovimin e kontratës me verdhekuqtë.

Tashmë, marrëdhënia klu-lojtar mund të konsiderohet totalisht e përfunduar me Zaniolon që është larguar dhe është në pritje të destinacionit të radhës. Por, koha është kundër italianit me merkaton që mbyllet në orët e ardhshme. Së fundmi, është zbuluar edhe një tratativë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit.

Për Zaniolon kishte një interes të lartë nga Bournemouth në Premier League me klubin anglez që ishte i gatshëm të kënaqte interesat ekonomike të Romës. Edhe vetë Zaniolo e pranoi ofertën nga Bournemouth dhe madje ishte gati të udhëtonte drejt Anglisë, por në fund gjithçka është stopuar si pasojë e ndërhyrjes së presidentit të klubit britanik.