E pësojmë me një magji në të 90-ën, Shqipëria mundet nga Spanja në Barcelonë

Shqipëria luan kundër Spanjës në një sfidë miqësore në “shtëpinë” e Keidi Bares, stadiumin e Real Sociedadit. Një provë e vështirë për të Kombëtaren tonë, por një mundësi e mirë për tu rritur kundër një prej përfaqësuesve më të forta në botë. Edhe pse është një miqësore trajneri Edi Reja kërkon ta shfrytëzojë në maksimum…

Shqipëria luan kundër Spanjës në një sfidë miqësore në “shtëpinë” e Keidi Bares, stadiumin e Real Sociedadit. Një provë e vështirë për të Kombëtaren tonë, por një mundësi e mirë për tu rritur kundër një prej përfaqësuesve më të forta në botë.

Edhe pse është një miqësore trajneri Edi Reja kërkon ta shfrytëzojë në maksimum këtë ndeshje, ku ka zgjidhur dilemat për sa i përket sulmit. Formacioni është ai i zakonshmi 3-4-1-2 me Brojën dhe Cikalleshin që do të formojnë dyshen e sulmit.

Përsa i përket shiritit të kapitenit, do ta mbajë portieri Etrit Berisha edhe pse në konferencën e fundit përkrahë trajnerit doli mbrojtësi Elseid Hysaj.

Spanjë-Shqipëri 2-1
75′ Ferran Torres, 90′ Olmo / 85′ Uzuni