E mitura ngacmohet nga 59-vjeçari, e afërmja: Nuk e denoncuam se autori është problematik

E afërmja e vajzës së ngacmuar seksualisht në Pojan të Fierit tha se e ai e ngacmonte prej kohësh vajzën, por ajo nuk kishte treguar.

Lirika Demiri tha se nuk kishin bërë denoncim, pasi autori është një person problematik.

“E ngacmonte vajzën prej kohësh. Ne nuk na kishte treguar. Ngacmimet me fjalë kanë zgjatur prej kohësh por nuk kishim bërë denoncim pasi autori është një person problematik. Tre ditët e fundit e ndiqte vajzën edhe kur shkonte për në shkollë dhe e kërkonte që ti afrohej. I ka kërkuar që të afrohej edhe kur ishte me persona të tjerë e shoqëruar ndaj ju drejtuam policisë”, tha ajo.