E marta dita më e ftohtë, temperatura deri në -15 gradë

Dita e martë pritet të jetë dita më e ftohtë.

Meteorologu Hakil Osmani parashikoi në emisionin “Mirëmëngjes” në Euroneës Albania se gjatë kësaj dite, temperaturat pritet që në zonat malore të shkojnë deri në -15 gradë.

Në zonat malore, gjatë ditëve të fundit të muajit janar pritet të ketë një minimum temperaturash deri në -6 gradë.

Ndërsa në ultësirën perëndimore të shkojnë në vlerat negative në orët e mëngjesit.

Gjatë kësaj jave ngricat do të jenë shumë prezentë në të gjithë territorin shqiptar.