E ardhmja e Skriniar, trajneri i PSG-së trishton tifozët e Interit

Christophe Galtier është ndalur edhe te Milan Skriniar në prononcimin për shtypin përpara duelit të Kupës së Francës ndaj Pays de Cassel.

Qendërmbrojtësi sllovak ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Interin, por në Francë janë të sigurt se do të transferohet te PSG si lojtar i lirë.

Ofertat e zikaltërve i ka refuzuar deri tani, ndërkohë që drejtuesve të PSG-së u ka kërkuar 9.5 milion euro pagë sezonale dhe 25 milionë euro bonus në momentin e firmës.

“I kam lexuar informacionet që kanë dalë, por nuk mund ta them nëse Skriniar do të bashkohet me ne në janar apo në fund të sezonit…

Nuk mund t’jua tregoj dot. Drejtuesit e klubit tim po merren me këtë çështje, he unë duhet të jem i fokusuar në atë që na nevojitet”, u shpreh trajneri i kampionëve të Francës.

Fjalë që konfirmojnë arritjen e një paraakordi mes francezëve dhe 27-vjeçarit të Interit, ndërkohë që dilema mbetet vetëm nëse do kalojë në kryeqytetin francez tani apo në verë