E ardhmja e Alitalia është ‘në rrezik’, Qeveria mund t’i huazojë 300 milionë euro

Së fundmi, linjat ajrore apo agjencitë e udhëtimeve duket se po hasin ‘vështirësi’ për të qëndruar në këmbë. Pas falimentimit të firmës më të vjetër në botë të udhëtimeve, Thomas Cook, është linja e njohur e fluturimeve, Alitalia, e cila po njeh vështirësi.

“E ardhmja e Alitalia është e pasigurt, por kompanisë po i mbarojnë paratë…” Kështu e nisën artikullin mbi kompaninë Ilsole24ore. Alitalia u krijua gjatë qeverisjes Gentiloni, që i ofruan një kredi shtetërore prej 900 milionë euro, të cilën kompania, nuk ishte në gjendje ta shlyente.

Edhe pse likuiditeti ra në 360 milionë euro, Alitalia vazhdon të fluturojë me humbje. Komunikimet publike nuk flasin mbi financat e kompanisë, duke marrë në konsideratë se edhe përllogaritja e të ardhurave është pak ‘mashtruese’, pasi tjetër gjë janë paratë që kompania qarkullon me fluturimet, e tjetër gjë fitimi neto i Alitalia-së.

Gjithsesi, Ilsole24ore shkruan se qeveria po shqyrton nëse do të duhet të bëjë një tjetër ‘injeksion’ parash në këtë kompani, prej të paktën 200-300 milionë euro, për të cilat Alitalia ka nevojë. /SCAN