Një e moshuar është konstatuar e vetme në Shkozë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur adresën e banesës.
Policia bën thirrje për të gjithë qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj që t’i vijnë në ndihmë, ndërsa për momentin ajo ndodhet në Komisariatin e Policisë nr1.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.04.2023, është konstatuar në Shkozë, e vetme, një shtetase e moshuar e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.
Ajo nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.