Dy aksidente në pak minuta në Tiranë

Dy aksidente në pak minuta kanë ndodhur në Tiranë pasditen e sotme...

Dy aksidente në pak minuta kanë ndodhur në Tiranë pasditen e sotme.

Policia bën me dije se një drejtues mjeti ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku ka vetëm dëme materiale.

Teksa tek “Brryli” mjeti me drejtuese shtetas M.N., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacione paraprake

Me datë 18.06.2020, rreth orës 16:50, tek Rrethrrotullimi i Saukut, një drejtues mjeti ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku ka vetëm dëme materiale.

Më datë 18.06.2020, rreth orës 16:56, tek Brryli, mjeti me drejtuese shtetas M.N., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.