Durrës/ Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre në kërkim

Tre persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se policia e Durrësit kanë mundur të kapin dhe ndalojnë një 42-vjeçar me iniciale D.Ll. i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me 3 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur 11 grila të dritareve, në banesën e shtetasit F. P..

Sakaq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. F., 71 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djemve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.