“Duhet garë dhe transparencë për shitjen e një porti”, ja pse BE kundërshton marrëveshjen e Ramës me arabët për Durrësin

Ndërkohë që për transportin e mallrave, qeveria parashikon ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano.

porti i durrësit

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, parashikon transformimin e portit të Durrësit në zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet.

Ndërkohë që për transportin e mallrave, qeveria parashikon ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano.

Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, në një intervistë ekskluzive për “Tempora” në Rtv Ora thotë se marrëveshja është në shkelje të ligjit europian sepse nuk ka garë.

Ai thotë se do të kishte preferuar që të jetë një kompani nga vendet e BE, por gjithësesi të paktën të ndiqen procedurat.

Michael Gahler: E kisha fjalën për marrëveshjen për portin e Durrësit që e morën Emniratet e Bashkuara apo Arabia Saudite. U bë një marrëveshje duke ditur legjislacionin në fuqi. Janë disa gjëra që duhet të mbrohen, duhet të ketë një tender publik për çështje të tilla në mënyrë që njerëz të ndryshëm të aplikojnë për këtë punë apo blerje. Synimi i një tenderi publik është që taksapaguesit të marrin marrëveshje më të mira dhe Ministria e Financave të marrë një marrëveshje më të mirë nga shitja e një porti të tillë. Nëse një vend i huaj e blen atë, atëherë  kjo marrëveshje duhet të jetë e hapur që shumë vende të konkurrojnë dhe të fitojë çmimi më i mirë. Por mesa duket kjo ndodhi pa informacion publik dhe procedura që sipas marrëveshjeve që kemi ne nuk ka ndodhur në mënyrën e duhur.

Më është thënë që në mars Shqipëria në mbledhjen me Këshillin duhet të ketë plotësuar axhendën. Prandaj unë fola për zakonet e vjetra dhe marrëveshje të tilla që nuk bëhen në mënyrë transparente. Nuk ka të bëjë se ku u bë, nëse të mirat publike shiten ato duhet të shiten me çmimin më të mirë për taksapaguesin dhe jo në mënyrë sekrete, nëse ka ndodhur vërtet në mënyrë sekrete.

Ka të bëjë me procedurat dhe jo palët e treta. Nëse një partner i mirë dhe unë jam gjithmonë në favor të vendeve që i përkasin BE, do të blejë dhe zhvillojë një gjë të tillë unë jam në rregull. Por unë jam gjithmonë për kompanitë europiane sepse kur ju jeni në një vend që synon integrimin europian dhe mund të merrni partner nga BE që blejnë dhe investojnë është në interesin tuaj të jeni të suksesshëm në rrugën drejt integrimit europian. Dikush nga një vend i huaj mund të mos ketë këtë interes specifik. Duhen ndjekur ligjet dhe rregullat transparente kur ju aplikoni për shitjen e një porti. Duhet procedurë transparente.