Dokumentet për dënimin në Itali, reagon Valdrin Pjetri: Pres vendimin e autoriteteve

Akuzat e bëra gjatë kësaj kohe ndaj kandidatit socialist të bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, Partia Demokratike i forcoi sot me publikimin e të dhënave nga Kuestura e Firences në Itali ku, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, rezulton se Pjetri është arrestuar në flagrancë në Firence në 27 janar 2003.

0

Madje po sipas dokumentit në fjalë, kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit por që ende nuk është betuar, është dëbuar nga Italia më 4 shkurt 2003, pasi u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences me 18 muaj burgim dhe gjobë 1000 euro.

Për këtë arsye numri dy i selisë blu, Gazment Bardhi, tha se Pjetrit i ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të ushtrojë funksion publik. Por menjëherë pas publikimit të këtyre dokumenteve ka reaguar vetë Valdrin Pjetri përmes një postimi të shkurtër në ‘Facebook’ ku hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike dhe deklaron se po pret procesin e verifikimit të figurës nga autoritet.

Reagimi

Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.
E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.