Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për hapat e mëtejshëm drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.
Dy liderët u takuan gjatë samitit evropian në Kishinjev të Moldavisë.
“Shpreha shqetësimin tim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe e falënderova për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur ndaj Serbisë, në lidhje me zhvillimet e fundit në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiç.
Dje, Macron bëri përgjegjëse autoritetet e Kosovës për tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.