Dita e katërt e protestës/ Qytetarët e Durrësit në rrugë kundër rritjes së çmimit të naftës, bllokojnë qarkullimin për rreth 1 orë

Edhe pasditja e sotme në qytetin e Durrësit është shoqëruar me protesta qytetare kundër rritjes së çmimit të naftës. Gazetarja Klodiana Haxhiaj be me dije per “BalkanËeb” se protestuesit kanë dalë në stacionin e trenit dhe për rreth 1 ore njëri krah i rrugës ka mbetur i bllokuar.

Më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke larguar qytetarët dhe më pas është bërë hapja e rrugës.

Kujtojmë që sot për rreth 3 orë në Tiranë u protestuar në mënyrë paqësore kundër rritjes së çmimeve, protesta nisi nga Sheshi Skënderbej dhe përfundoi para kryeministrisë.

Sërish ditën e nesërme në orën 11:00 qytetarët kanë thirrur një tjetër protestë.