Basha mbledh Këshillin Kombëtar, pritet votimi i një rezolute të veçantë

Sot në orën 15:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Pas Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha që votoi shkarkimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, ky i fundit kërkoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar .

Në Këshillin Kombëtar të ditës së sotme pritet të votohet një rezolutë e posacme për situatën e krijuar në PD.

Me votim të fshehtë kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Kombëtar, anëtarëve të kryesisë që kanë shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, si dhe kryetarëve të degëve të PD .

Sot do të propozohet shkarkimi i 4 sekretarëve për të bërë funksional sekretariatin:

  • Ervin Minarolli – sekretar Organizativ
  • Ivi Kaso – sekretar për Çështje Zgjedhore
  • Ledina Mandija – sekretar për Pronarët
  • Belind Këlliçi – sekretar për Diasporën

Në Këshill do të do të paraqitet për miratim një rezolutë për qëndrimin e Partisë Demokratike pro Amerikës dhe NATOS.

Në daljen për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri me dije se ka ngarkuar sekretarin ekzekutiv të partisë për të çuar para përgjegjësisë të gjithë ata që falsifikuan dhe shpërdoruan simbolet e PD-së gjatë Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha.