Disa prej destinacioneve më të mira për të vizituar gjatë 2020

Nëse ju po kërkoni destinacionet ideale per të vizituar gjatë vitit 2020, Forbes ju vjen në ndihmë me një listë prej 20 shtetesh. Duke filluar nga disa prej eventeve sportive me të rëndësishme, e deri tek disa prej shteteve që konsiderohen si një prej destinacioneve më perfekte për të festuar përvjetore, ja se cilat janë shtetet e zgjedhura prej saj:

Las Vegas

Las Vegas nuk është vetëm qyteti që njihet ndryshe si “Qyteti i Mëkateve”, ai është edhe një prej qyteteve ku zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive ku mund të përmendim sportin e golfit në fushën me katër yje Ëynn Las Vegas. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur edhe stadiumin Allegiant dhe restorantin shumë të njohur MGM Grand.

Tel Aviv

Historia antike dhe ajo moderne ndërthuren me njëra-tjetrën në qytetin izraelit të Tel Avivit. Edhe pse në këtë qytet nuk do të quhej i plotë pa vizituar rërat e arta, ju nuk duhet të lini pa vizituar edhe Qendrën e Bardhë të Qytetit (Ëhite City Center).

Macau

Macau e ke krijuar identitetin e tij si një prej qyteteve me kulturë të pasur, hotele luksoze, restorante të klasit të parë dhe kazino super luksoze. Vizitorët në këtë qytet po rriten gjithnjë e më shumë duke qenë edhe se të gjithë shtetasit amerikanë mund ta vizitojnë këtë destinacion pa pasur nevojë që të pajisen me viza.

 

Okinawa

Me klimën e tij ideale dhe me “Zonën Blu” (rajoni ku njerëzit jetojnë më shumë se normalja), Okinaëa, ndryshe i njohur si Hawai i Japonisë, është një prej destinacioneve të cilat nuk duhet t’i lini pa vizituar, sidomos gjatë muajit të parë të fillim vitit.

Dubai

Në këtë qytet që njihet për jetën e tij tejet luksoze, ju do të gjeni përherë diçka të re për të vizituar. Ky qytet do të mirëpresë gjatë këtij viti World Expo, eventin më të madh që do të zhvillohet në Lindjen e Mesme dhe të parin në rajon.

Tokio

Këtë vit, Tokio do të mirëpresë lojërat Olimpike Verore 2020 dhe prandaj këshillohet si një prej destinacioneve që duhet t’i vizitoni patjetër për të mos humbur magjinë e spektaklit që do të zhvillohet këtu.

Edinburgu

Ka gjithmonë mjaftueshëm arsye për të vizituar kryeqytetin e Skocisë gjatë këtij viti. Këtu mund të përmendim Kalanë e famshme të Edinburgut, Festivalet e ndryshme që zhvillohen aty ku një prej më të njohurve është ai që njihet si “Fringe Festival”, etj.

Rihad, Arabia Saudite

Arabia Saudite ka hapur për herë të parë vizat me turistët, duke shpresuar se numri i vizitorëve që ajo do të mirëpresë në 2030 do të kalojë numrin mbi 100 milionë. Pjesa më e madhe e tursitëve do të vinë për Diriyah, një prej trashëgimive kulturore të mbrojutra nga UNESCO. /Monitor