Dik Marti: Serbët donin të më vrisnin e të fajësonin shqiptarët

Anëtari i Këshillit të Evropës Dik Marti është kërcënuar me vdekje pasi akuzoi liderët  e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se janë pjesë e një rrjeti të trafikimit të organeve.

Politikani zviceran tha për mediat zvicerane se “serbët donin ta vrisnin dhe do të fajësonin shqiptarët për këtë”.

“E habitshme që nuk erdhi nga ata që unë akuzova, por erdhi nga kundërshtarët e tyre”, tha Marti.

Për këtë arsye, prej kohësh ai ruhet nga policia.

Që nga dhjetori 2020, Dik Marti ishte vendosur nën mbrojtje të lartë policore. Ai është kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve të inteligjencës serbe.

Megjithatë, Zvicra nuk ka ndërmarrë asnjë veprim diplomatik ndaj Beogradit për këtë çështje.