Një diamant blu shumë i rrallë është shitur për më shumë se 40 milionë euro në ankandin e Christie’s. Diamanti “Blue Royal” me 17,61 karat në formë dardhe arriti një çmim shitje prej 43,8 milionë dollarë.
Është “perlë më e madhe blu e gjallë” që ka dalë ndonjëherë në shitje në historinë e ankandeve, tha Christie’s, sipas BBC.
Diamanti ishte në një koleksion privat për 50 vjet.