Dhunohet arbitri në Gramsh, ndërpritet ndeshja ndaj Valbonës

Dhunohet arbitri në Gramsh.

Një tifoz ka zbritur në fushë dhe ka goditur arbitrin kryesor Anxhi Lushi. Episodi i rëndë është regjistruar teksa luhej minuta e 54-t e ndeshjes mes Gramshit dhe Valbonës.

Shkak u bë një penallti e akorduar nga kryesori kryeqytetas për skuadrën tropojane, teksa vendimi shkaktoi protesta të shumta.

E ndërkohë që pritej të qetësohej situata, një person erdhi nga jashtë dhe iu afrua arbitrit, duke e goditur atë. Gjithçka ndodhi edhe në prani të forcave të policisë, që kishin zbritur në fushë në ato momente.
Më pas gjyqtari urdhëroi kthimin e skuadrave në dhomat e zhveshjes dhe ndërprerjen e takimit për të mos rinisur më.

Ky është një tjetër rast i rëndë dhune në kategoritë e ulëta të futbollit shqiptar, teksa këtë herë ndodh në një fushë të qetë si ajo e Gramshit./Super Sport