Detaje nga aksidenti në Tiranë, Arjani ishte drejtor arsimi, Vilma mjeke, si është gjendja e tyre

Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Kavajës, që tronditi kryeqytetin. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson se 48-vjeçari Arjan Konomi dhe bashkëshortja e tij, Vilma Konomi, ishin bërë prindër pas 20 vitesh lidhjeje. Gjatë aksidentit ata kishin në duar edhe karrocën me foshnjën…

Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Kavajës, që tronditi kryeqytetin.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson se 48-vjeçari Arjan Konomi dhe bashkëshortja e tij, Vilma Konomi, ishin bërë prindër pas 20 vitesh lidhjeje. Gjatë aksidentit ata kishin në duar edhe karrocën me foshnjën e tyre 3 muajshe.

Me profesion, Arjani është drejtor arsimi në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat.

Për fat të mirë, foshnja ka dalë nga spitali, ndërsa prindërit janë ende të shtruar. Burri ka thyerje të legenit dhe fraktura të tjera, ndërsa gruaja kishte hemoragji të brendshme dhe ndodhe në gjendje stabël në pavion.

Ata u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili pa respektuar sinjalistikën, i përplasi në vijat e bardhja në Rurgën e Kavajës.

Pas aksidentit, ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por u kap pak orë më vonë. Pas testit të kryer, ai rezultoi nën efektin e drogës.