Deklaratat e Ahmetajt në “Opinion”, Berisha: Disponon fakte përvëluese për Ramën për inceneratorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar gjatë konferencës së përjavshme për shtyp deklaratat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në studion e “Opinion” në Tv Klan të enjten. Sipas Berishës, Ahmetaj disponon “fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Ramës” në aferën e inceneratorëve. Berisha theksoi se përgjegjës kryesor për inceneratorët është vetëm Kryeministri Edi Rama.

“Përgjegjësia kryesore për aferën e inceneratorëve ka vetëm 1 emër dhe ai është Edi Rama. Ai është Edi Rama. Ai është Edi Rama. Personi tjetër në zinxhir Arben Ahmetaj u tha dje shqiptarëve të njëjtën gjë. Nuk isha unë aq i fuqishëm sa të lëvizja qeverinë. Unë ju them ju, Arben Ahmetaj është mëkatar, por këtu ai ka të drejtë. Kam qenë kryeministër dhe qeverinë mund ta lëvizë vetëm kryeministri, asnjë njeri tjetër. Nuk ka njeri që mund të mbledhë në 24 orë 17 dokumente nga zyrat e qeverisë, siç ka ndodhur. Përveç kryeministrit askush tjetër nuk mund të lëvizë të gjitha zyrat kryesore të administratës për të grumbulluar dokumentet në një ditë apo 24 orë.

Çfarë tregon kjo? Interesin absolut të Edi Ramës për aferën. Ai i dha këtë mesazh Edi Ramës, por unë ju them ju me përgjegjësi të plotë se ai nuk ka vetëm këtë provë për Edi Ramën. Jo. Mos bëj gjykatësin, i tha Edi Ramës. Ai zgjodhi këtë argument në pamje të parë të pafajshëm, por ai disponon fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Edi Ramës në këtë aferë. Arben Ahmetaj është i implikuar. Nuk ka diskutim. Po ua them unë ju, por njëshi në distancë nga të gjithë të tjerët është Edi Rama. Kurrë një kryeministër nuk mund të firmosë një kontratë për të cilën institucioni kombëtar i specializuar i thotë se është e paligjshme. Një kryeministër e firmos këtë kontratë vetëm kur e ka personale. Kur ai është i verbuar nga pasuria që mund të grabisë me këtë kontratë dhe harron çdo gjë”, u shpreh Ahmetaj.

ÇFARË DEKLAROI AHMETAJ PËR KRYEMINISTRIN RAMA

Arben Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje.

Blendi Fevziu: Kur dëgjove Kryeministrin që tha ato fjalë për ty, t’u kujtua Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako?

Arben Ahmetaj: Kam një rekord, kur ka qenë dhe Bashkim Fino prezent, dhe mua më kujtohen këta ish-kolegë me shumë dhimbje dhe shumë shpesh unë me Saimir Tahirin s’kam shkuar fare. Por dhimbja që të shoh një ish-koleg në atë situatë është shumë e madhe. Burrat kur lindin dhe bëhen burra, i marrim parasysh të gjitha. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit, nuk kam nevojë për ndihmë. Ai e ka zakon të drejtë që thotë se përgjegjësia është personale.

ÇFARË THA 1 JAVË MË PARË KRYEMINISTRI EDI RAMA?

Edi Rama: Gjyshja ime nuk kishte shkollë, por në gjithë jetën e vet nuk ka thënë 1 nga 1000 banalitetet që thotë ky në ditë, në kuptimin e gjërave të rëndomta. Çka po ju thosha është kjo. Kur numërohen këto raste mua nuk më vjen mirë natyrisht sepse në aspektin njerëzor unë me gjithë këta njerëz kam pasur marrëdhënie. Por nga ana tjetër kjo është gjëja që unë kam kërkuar, që kush shkel aty ku nuk duhet, përgjigjet. Kjo është gjëja që kam kërkuar unë. Dhe gjëja që unë kam thënë janë në analet e kryeministrisë kur ju të studioni arkivat se jeni më i ri se unë. Kam thënë një gjë: Këtu jemi një skuadër. Luftojmë të gjithë për qëllimet e shpallura. Kush në ndërkohë gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë edhe qëllime të tjera, do t’i dalë për Zot vetë pastaj. E kam thënë publikisht qysh në kohën kur filloi çështja e Saimir Tahirit që PS nuk është studio avokatie. Kush hyn në këto rrugë merr avokatë, shkon atje dhe përballet. Sa i përket çështjes së Arben Ahmetajt, ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë kohe të gjatë dhe këto gjëra që dalin, në qofshin të vërteta, gjë që do ta thotë prokuroria, më vjen shumë keq.

Blendi Fevziu: Të vjen keq?

Edi Rama: Më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot. Në qofshin të vërteta