De Rossi në fund të sezonit largohet nga Roma

Nga klubi bëhet e ditur se De Rossi (35), pas ndeshjes kundër Parmës, e cila do të zhvillohet në xhiron e fundit të sezonit, do të largohet nga klubi

Kapiteni i ekipit të ligës së parë italiane Roma, Daniele De Rossi në fund të sezonit do t’i thotë lamtumirë “ulkonjës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga klubi bëhet e ditur se De Rossi (35), pas ndeshjes kundër Parmës, e cila do të zhvillohet në xhiron e fundit të sezonit, do të largohet nga klubi.

Megjithatë, ekzistojnë informacione se futbollisti me përvojë, pas skadimit të kontratës në klub, nuk do të përshëndetet nga loja aktive e futbollit, por karrierën do ta vazhdojë në ndonjë ekip tjetër.

Karrierën profesionale e filloi në vitin 2001, ndërsa në fanellën e Romës ka luajtur 615 ndeshje, në të cilat rrjetën kundërshtare ka tundur 63 herë.

Për kombëtaren e Italisë ka luajtur 117 herë dhe ka shënuar 21 gola, ndërsa në vitin 2006 fitoi edhe Kampionatin Botëror.