Danimarka po shqyrton ndalimin e protestave, në të cilat përfshihet djegia e Kuranit ose teksteve të tjera fetare, për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe diplomatike.
Ministria e Jashtme daneze tha se ndërsa mbrojtja e lirisë së shprehjes është thelbësore, nga protesta të tilla përfitojnë ekstremistët të cilët përbëjnë një kërcënim për sigurinë.
Kopenhagen po shikon mjete ligjore për të ndërhyrë në disa rrethana, duke përfshirë protestat jashtë ambasadave.
Kryeministri i Suedisë tha gjithashtu se puna për një proces të ngjashëm ka filluar edhe atje.
Sipas BBC, të dy vendet skandinave janë vënë nën presion javët e fundit, pasi autoritetet dhanë leje për një sërë protestash të diskutueshme ku u shkatërrua libri i shenjtë i Islamit, duke ndezur tensionet diplomatike me disa vende me shumicë myslimane.
Në deklaratën e saj, Ministria e Jashtme e Danimarkës tha se dëshiron të eksplorojë ndërhyrjen në disa protesta ku “vendet, kulturat dhe fetë e tjera po ofendohen dhe ku kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme negative për Danimarkën” duke përfshirë shqetësimet e sigurisë.