Daimler nuk do të prodhojë më makina me naftë dhe benzinë, tani e tutje vetëm elektrike

Daimler ka njoftuar se i ka dhënë fund zhvillimit të motorëve me lëndë djegëse.

Prodhuesi i automjeteve do të fokusohet krejtësisht në makinat elektrike tani e tutje. Kjo nënkupton që edhe Mercedes-Benz do të ndjekë të njëjtën rrugë.

E ardhmja është elektrifikimi. Të gjithë e dimë këtë, dhe edhe Daimler e ka kuptuar tani që po planifikon një hap kaq të rëndësishëm.

Daimler, së bashku me Mercedes-Benz, ka punuar shumë mbi automjetet elektrike kohët e fundit.

Prodhuesi gjerman ka një ofertë të gjerë të automjeteve elektrike, duke filluar nga modelet van deri tek kamionët e vegjël apo autobusët e mëdhenj.

Ndërkohë, Mercedes-Benz po bën kalimin në automjete të elektrifikuara më ngadalë. Ka filluar me SUV-in elektrik EQC dhe do të vazhdojë me automjete të tjera si EQB dhe EQS.

Dhe sigurisht, është modeli Smart. Edhe pse shpejt do ti dorëzohet markës Geely, Smart tani është një markë tërësisht elektrike. /Auto Ekspress