Cristiano Ronaldo afër transferimit të bujshëm, gati testet mjekësore

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është gjithmonë e më afër afrimit drejt klubit Al-Nassr, në Arabinë Saudite.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se testet mjekësore të Ronaldos janë rezervuar përpara transferimit të tij në Arabinë Saudite.

Raportohet se klubi Al-Nassr ka planifikuar një ekzaminim mjekësor, plus ka rezervuar strehimin për sulmuesin dhe këshilltarët e tij.

Ata janë optimistë se marrëveshja do të arrihet deri në fillim të afatit kalimtar të janarit.