Ç’lirimi i Tiranës, nostaligjikët e komunizmit festojnë me simbolet e diktaturës

Dita e sotme shënon 79-vjetorin e ç’lirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, gjatë luftës së dytë botërore. Festimet për këtë ditë janë shtrirë në disa shkolla dhe ambiente publike në kryeqytet, por ajo ç’ka të bie në sy, janë festimet e nostalgjikëve të diktaturës komuniste. Ata kanë festuar këtë ditë në Varrezat e Dëshmorëve, me…

Dita e sotme shënon 79-vjetorin e ç’lirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, gjatë luftës së dytë botërore.

Festimet për këtë ditë janë shtrirë në disa shkolla dhe ambiente publike në kryeqytet, por ajo ç’ka të bie në sy, janë festimet e nostalgjikëve të diktaturës komuniste.

Ata kanë festuar këtë ditë në Varrezat e Dëshmorëve, me fotografi të diktatorit Enver Hoxha dhe simbole të komunizmit.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që ata e festojnë këtë ditë në këtë mënyrë, pasi edhe gjatë festimeve të tjera, ata kanë shpalosur këto simbole.