Cigaret bëhen edhe më të shtrenjta – Sa kushtojnë ato në vende të ndryshme të BE?

Duhanpirësit në Europë duhet të përgatiten të përballen me një tjetër valë rritje cmimesh. Në vende të ndryshme të Europës cmimet për paketë variojnë, por kudo mbeten të larta. Në vend të parë është Irlanda, ku buxheti i shtetit merr 9.3 euro nga akciza për paketë, e ndjekur nga Franca dhe Finlanda me përkatësisht 6.9 dhe 6.8 euro. Në Kroaci dhe Rumani janë 2.5, ndërsa në Slloveni janë 2.7 euro.

Janë pikërisht dallimet kaq të mëdha që përcaktojnë diapazonin e konsiderueshëm të çmimeve me pakicë të cigareve. Janë më të shtrenjtat në ato vende ku akcizat janë më të lartat, ndaj duhanpirësit në Irlandë paguajnë, 14.2 euro për paketë. Francezët e përballojnë pak më mirë, me 11 euro për paketë, ndërsa serbët dhe bullgarët shpenzojnë rreth 3 euro. Megjithatë, është gjithnjë e më e sigurt se në dy vitet e ardhshme kjo shumë do të rritet ndjeshëm.

Çmimet e cigareve variojnë ndjeshëm nga mbi 14 euro për paketë në Irlandë në afërsisht 3 euro në Serbi dhe Bullgari. Të dhënat tregojnë se çmimet e shitjes me pakicë dhe akciza janë më të ulëta në vendet e Europës Qendrore Lindore se në vendet e tjera anëtare të BE-së, mesatarisht rreth 40 %.

Gjithashtu duhet shtuar se as ata që kanë zëvendësuar cigaret klasike me ato elektronike nuk do të kursejnë dot, sepse edhe produktet e tyre do të pësojnë rritje  brenda këtij viti.

Dorina Kurtaj / SCAN